Home Kuriozitete Kasata bllaca, akullore bllaca – Durres

Kasata bllaca, akullore bllaca – Durres

0

Akullore Bllaca, artizanale prej 1933
( Kontaktoni —> Cel: + 355 68 41 09 308, Email: eribllaca@yahoo.com )

Durrësi ka disa emblema të lashta: Amfiteatri antik apo Torra mesjetare, Bukuroshja e Durrësit apo Bazilika e Arapajt, që na japin mundësi të krenohemi për paraardhësit që i ndërtuan aq mjeshtërisht, edhe pse nuk ua dijmë emrat. Mes simboleve që vazhdojnë të na japin kënaqësi gjatë 100 vjetëve të fundit, por edhe sot, me siguri bën pjesë edhe akullorja dhe kasata “Bllaca”. Një markë shijeje e pandryshueshme. Në vitet 1950 turistët dhe përfaqësuesit e ambasadave të huaja furnizoheshin në dyqanin privat “Bllaca”, profesioni dhe emri I nderuar i familjes së të cilëve gëzon të njejtin popullaritet edhe në shekullin 21. Po cilët janë Bllacat, njerëzit që freskuan dhe vazhdojnë ti japin shije pushimeve verore për dhjetra mijë pushues e turistë që zgjedhin Durrësin bregdetar? Nga kanë ardhur? Ku e kanë mësuar “zanatin” që i ka rrëmbyer durrsakët, dhe jo vetëm atyre.

loading...