Home Lajme Hapja e kufijve të BE-së në 15 qershor: Ç’do të ndodhë me...

Hapja e kufijve të BE-së në 15 qershor: Ç’do të ndodhë me shqiptarët

0

Ashtu siç njoftoi në fillim të majit, Bashkimi Europian e shtyu mbylljen e kufijve me vendet anëtare deri në 15 qershor. Pas kësaj date, pritet të nisen fluturimet ajërore, por çdo të ndodhë me vendin tonë?

I ftuar në “Opinion”, Remzi Ejupi president i “Eurokoha” tha se më 8 qershor do të bëhet një mbledhje dhe në 15 publikohet vendimi se cilat shtete do të hapen përtej kufijve.

Ai tha se prioritet padyshim do të kenë vendet e BE-së, ndërsa për vendet jashtë zonës shengen nuk ka ende asnjë vendim.

“Në 8 Qershor do të bëhet një analizë dhe më 15 do të të vendoset cilat shtete do të hapen. Mendoj që prioritet do t’u jepet vendeve të BE. Ndërsa jashtë zonës shengen, akoma nuk ka një vendim. Nëse planifikohet në datën 15 që të fillojnë operimet, do të jetë një kapacitet jashtëzakonisht i reduktuar. Muaji qershor është i përfunduar, planifikohet të shfrytëzohet diçka për muajin korrik dhe gusht.”

loading...