Home Histori Njihuni me gruan e “hekurt”/ Mposhti gripin spanjoll, kancerin, koronavirusin dhe…

Njihuni me gruan e “hekurt”/ Mposhti gripin spanjoll, kancerin, koronavirusin dhe…

0

Një grua 101 vjeçare nga New York konsiderohet me “ADN mbinjerëzore”, pasi jo vetëm mundi koronavirusin, por i mbijetoi edhe kancerit e madje edhe gripit.

Angelina Friedman, banore në një shtëpi pleqsh “Mohegan Lake”, u testua pozitive me COVID-19 muajin e kaluar, por “përzuri” pandeminë vdekjeprurëse globale javën e kaluar – një veprim që nuk e surprizoi plotësisht familjen e saj, shkruan “Nypost”.

Ajo nuk është njerëzore”, tha vajza e saj, Joanne Merola. “Ajo ka ADN mbinjerëzore.”

“Nëna ime është e mbijetuar,” shtoi Merola. “Ajo mbijetoi nga abortet, gjakderdhja e brendshme dhe kanceri”, shtoi ajo.

Vajzë emigrantësh italianë, Friedman lindi në anije të vendosur për në Amerikë në vitin 1918, ndërsa gripi spanjoll që vrau miliona njerëz ishte prezentë. Nëna e saj vdiq gjatë lindjes, kështu që ajo dhe dy motrat e saj u bashkuan me babanë e tyre në Brooklyn, ku u rrit si një nga 11 fëmijët.

Vite më vonë, ajo dhe burri i saj, Harold Friedman, u diagnostikuan me kancer.

Ajo mbijetoi, ai jo” tha Merola.

Tani në një moshë mbi 1 shekullore, pengesa më e fundit e Friedman erdhi më 21 mars, kur ajo u dërgua në spital për një procedurë të vogël mjekësore, por u testua pozitive për koronavirusin, raportoi WKBW.

Pas një jave në spital, Friedman u kthye në shtëpinë e pleqve, ku u mbajt në izolim. Më 20 prill, ajo u testua negative për virusin.

Një nga kërkesat e saj të para ishte një lëmsh peri në mënyrë që të mund të thurte me grep, tha vajza e saj.

Merola nuk ka arritur të shohë mamanë e saj për shkak të një dëmtimi në shpinë. Meqenëse Friedman është gati e shurdhër, ata gjithashtu nuk kanë qenë në gjendje të flasin në telefon.

loading...