Home Fashion Iva Aliko rrëfen izolimin nga koronavirusi:

Iva Aliko rrëfen izolimin nga koronavirusi:

1920
0
Iva Aliko

Iva Aliko, rrëfen ditët e saj në izolim për shkak të Koronavirusit.

Iva tregoi se si po i kalon ditët në izolim një vajzë si ajo, që i pëlqen të udhëtojë dhe të shijojë jetën.

“Po rri gjatë gjithë kohës në shtëpi me familjen. Përpiqem ta kaloj kohën duke bërë fitness në kushte shtëpie , duke lexuar libra , duke parë filmat e mi të preferuar , bëj gatimet e mia të preferuara ,punët e shtëpisë dhe argëtohem me kafshët e mia shtëpiake. Jam e shenjës së Gaforres dhe gaforret e adhurojnë qëndrimin në shtëpi”, tha ajo.

Ndërkohë me të brendshme lëkure të zezë, çizme sipër kupës së gjurit dhe rripa që i shtrëngon pas trupit, janë disa nga fotot e fundit seksi të Ivës, që ka postuar në rrjetet sociale.

Në setin më të ri të fotove, pamje që të kujtojnë praktikat sadomazokiste ajo ka marrë kësaj here komente jo vetëm nga meshkujt, por edhe nga femrat. Ky set dimëror i ish-të dashurës së deputetit vjen pas fotove të verës, ku Iva Aliko pozonte për ditëlindje në tokat e saj në Sarandë, të cilat ajo tregoi se ia ka lënë trashëgimi gjyshja.


Për çdo festë personale, ajo i bën vetes dhuratë një set fotosh artistike dhe me sa duket, një festë private e ka bërë Ivën të pozojë si “panterë e zezë”, me veshje vërtet të guxishme.

Seti i ri zbuloi një anë të panjohur të seksualitetit të saj. Kështu, më shumë sesa me format e rrumbullakosura, ndjekësit ju morën me relacionin mes veshjes lëkurë dhe dëshirave të saj seksuale.

Rreth provokimeve që bën me fotot e saj pa tabu, Iva Aliko shprehet kështu: “Të provokosh, ndoshta pa qëllim është bërë pjesë e imja prej kohësh nëpërmjet seteve fotografike. Kënaqësia e vetme është që ndihem mirë me veten”.

Po a beson ajo te shenjat e horoskopit dhe si një Gaforre, me meshkujt e cilave shenja përshtatet më mirë?

Iva : “Po. U besoj bestytnive dhe sidomos horoskopit. Gaforrja përshtatet me shenjat e ujit, si Peshqit, Akrepi apo dhe me shenja të tjera, si Demi apo Binjakët. Nuk përshtatet me Shigjetar apo Ujor”.

Para ca kohësh e pamë të veshur si nuse, po pranë stilit të saj seksi. Po a ka plan të martohet?

Iva : “Jo, ende s’e shoh veten në altar, duke qenë se nuk ka mbërritur princi i kaltër. Gjithçka ia lëmë kohës”.

Sa për mënyrën si e shohin meshkujt, ajo tregon: “Ka pasur raste kur meshkujt janë tunduar me një të dhënë dore, madje dhe me një shikim.”

Fantazia më e nxehtë seksuale që ke dëgjuar për veten?

Iva : “Çfarë nuk kam dëgjuar dhe jam habitur, madje me gjëra që as unë s’i di për veten time, deri te fantazitë më të shfrenuara.”

E nisur nga fakti se ka qenë e dashura e një deputeti të Kosovës, pyetjes nëse i intereson politika, ajo thotë: “Së fundi jam shkëputur disi nga politika, për shkak dhe të punëve të mia private”. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here