Home Lajme Xheni Karaj si e kalon kohën me zonjën e saj seksi

Xheni Karaj si e kalon kohën me zonjën e saj seksi

0
xheni karaj
Xheni si e kalon kohën në izolim me zonjën e saj seksi

“Tu lujt me zonjën time një dorë shah”, ishte statusi që drejtuesja e LGBTI në Shqipëri, Xheni Karaj , postoi për të treguar se si po e kalon kohën në izolim me të dashurën e saj seksi, që quhet Livia.

Xheni Karaj , aktivistja e famshme që deklaroi e para në Shqipëri se është lezbike, ka postuar një foto ku bashkë me partneren e saj po luajnë shah dhe po shijojnë një filxhan caji në ballkonin e shtëpisë së tyre, për shkak të izolimit nga Koronavirusi.

Ky postim i Xhenit vjen pak ditë, pasi ajo dhe e dashura u shfaqën me një puthje në buzë, në foton e realizuar nga fotografja Anjeza Durmishi, pjesë e ekpozitës së saj për 8 mars, me titull “ Portrete jete”.

Vetë Xheni Karaj e postoi këtë foto në rrjetet sociale me statusin “Dashni në kohën e koronas”, që u pasua nga disa komente pro dhe kundër dashurisë së deklaruar mes dy lezbikeve.

loading...