Home Fashion maska per fytyre që mund t’i bëni në kushte shtëpie

maska per fytyre që mund t’i bëni në kushte shtëpie

0
maska per fytyre
maska per fytyre

Ju mund të kujdeseni shumë thjeshtë për lëkurën tuaj me maska per fytyre , mjafton të gjeni pak minuta. Maskat për kujdesin dhe rigjenerimin e lëkurës mund të realizohen shumë mirë me produkte natyrale në shtëpinë tuaj.

Ne ju porpozojmë disa nga maskat e fytyrës që mund t’i realizoni në kushte shtëpia, me një apo dy pordukte. Këto maska nuk kërkojnë shumë shpenzime, ndrësa japin rezultat shumë të mirë për dehidratimin dhe rigjenerimin e fytyrës.

1.Tërshëra

Tërshëra ndihmon në ripërtëritjen e lëkurës. Merrni 1 çerek fixhani tërshërë dhe hidheni në gjysmë filxhani ujë të ngrohtë. Lijeni për pak minuta dhe shtojini dy lugë filxhani kos dhe mjaltë. Aplikojeni maskën në fytyrën tuaj për rreth 10 minuta.

2. Banane dhe mjaltë

Kjo maskë ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë, lufton bakteret dhe i jep shëndet lëkurës. Merrni një banane të pjekur dhe shtypeni derisa të marrë formë pureje. I shtoni dy lugë mjaltë dhe disa pika lëngë limoni të freskët. Maskën e përftuar vendoseni në fytyrë për 10 minuta.

3.Kakao dhe kafe

Maska per fytyre ndihmon në heqjen e lekurës së vdekur nga fytyra dhe e forcon atë. Në një gotë me qumësht hidhni 3 lugë të vogla kafe dhe 3 lugë të vogla kakao. Përziejini dhe më pas shtoni disa lugë mjaltë. Vendoseni maskën në fytyrën tuaj dhe prisni derisa të thahet përpara se ta lani.

4. Uthull

Uthulla e mollës është e dobishme për lëkurën e fytyrës. Hidhni një lugë uthull në një filxhan me ujë dhe vendoseni në fytyrë.

5. Avokado dhe mjaltë

Avokado është shumë i mirë për fytyrë të thatë dhe kur përzihet me pak mjaltë, lufton bakteret dhe aknet. Pasi ta keni shtypur avokadon i shtoi një lugë mjaltë dhe përzierjen mbajeni në fytyrë për të paktën 10 minuta.

6. Qumësht

Qumështi është përdorur gjithmonë për trajtimet e fytyrës. Merrni pak qumësht pluhur dhe përziejeni me ujë. Vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë. Më pas, lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

7. Të bardhat e vezëve

Nëse përziejmë një përbërës të dobishëm për lëkurën, siç janë të bardhat e vezëve me kos, maska per fytyre e përftuar ndihmon shumë në rigjenerimin e lëkurës. Hidhni dy lugë kos, tek të bardhat e vezëve dhe në fund për të hequr maskën e fytyrës, përdorni ujë të ngrohtë.

8. Luleshtrydhe

Luleshtrydhet pastrojnë poret dhe heqin pikat e zeza të fytyrës. Pasi të keni grirë luleshtrydhet, shtojini pak kos. Mbajeni maskën në fytyrë për 10 minuta dhe pasi ta keni hequr, do ta ndjeni fytyrën tuaj të freskët dhe të butë.

9. Majonezë

Majoneza ka përbërës që i bëjnë mirë fytyrës. Përhapeni majonezën në fytyrë dhe pasi t’a keni shplarë, lëkura juaj do jëtë e butë dhe e pastër.

10. Kastraveci

Kastraveci bën mirë edhe për lëkurën e thatë edhe për atë të vajosur. Shtypni kastravecin aq sa te krijohet një sasi tuli dhe përziejeni me salcë kosi. Edhe pse është një maskë që nuk vjen erë të mirë, rigjeneron lëkurën dhe redukton njollat e fytyrës.

loading...