Home Kuriozitete Enca Haxhia u përgjigjet atyre që duan ta shohin të vuajë

Enca Haxhia u përgjigjet atyre që duan ta shohin të vuajë

0
Enca Haxhia
Enca Haxhia u përgjigjet atyre që duan ta shohin të vuajë

Thuajse dy javë më parë, babai i Encës u nda nga jeta. U bë me dije se Sokol Haxhia vuante nga një sëmundje e rëndë që s’i mbijetoi dot. Enca Haxhia u prononcua për lajmin e trishtë pak ditë më vonë, ku falenderoi miqtë, kolegët dhe dashamirësit për ngushëllimet dhe fjalët e ngrohta.

“Siç e keni kuptuar, e kam shumë të vështirë të flas në Instagram për gjëra që i kam afër zemrës, ndaj po e lë me kaq,” përfundoi ajo.

Edhe pse u bë e qartë që Instagrami nuk është vendi ku vajtohet, mesa duket Enca Haxhia është shqetësuar nga ndjekësit pse s’e shfaq dhimbjen publikisht. Këngëtarja ka vijuar me postimet si normalisht dhe së shpejti do të publikojë në këngë të re, sepse kjo është më e mira për të. Nuk i detyrohet askujt të vuajë në Instagram, të mbajë zi, të qajë apo të zhduket. Të gjithë vuajmë në mënyra të ndryshme dhe s’kemi pse t’i japim llogari kujt.

Në mënyrën e saj, Enca tha pikërisht këtë në Instagram. “Të gjithë ata që duan të më shohin të trishtuar dhe të dëshpëruar, mund të më hani ~patëllxhanin~. S’do t’jua fal kurrë këtë kënaqësi kështu që më shihni teksa shkëlqej.”

Diçka po kaq absurde i ndodhi edhe Dojna Memës, që gjithashtu humbi babain. Komentuesit e kritikuan për faktin që leu buzët e kuqe pasi i ati u nda nga jeta.

loading...