Home Lajme zyrat e Facebook evakuohen punonjësit. shkaku koronavirusi

zyrat e Facebook evakuohen punonjësit. shkaku koronavirusi

0
zyrat facebook
zyrat e Facebook evakuohen punonjësit. shkaku koronavirusi

Zyrat e Facebook në Londër

Punonjësit e rrjetit social Facebook janë evakuuar nga zyrat në Londër pasi një koleg i tyre ka testuar pozitiv me koronavirus.

Punonjësve të Facebook iu është thënë të kthehen në shtëpitë e tyre, sepse kolegu i tyre i sëmurë kishte vizituar zyrat e facebook pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Singapor.

Sipas “Sky News” stafit që ka patur kontakt direkt me personin e infektuar i është kërkuar që të vetë-izolohen.

Facebook po njofton edhe punonjësit në qytete të tjera që gjatë ditëve të fundit kanë vizituar zyrat në Londër.

Facebook tha një një njoftim se: “Punonjësi ynë nga Singapori që kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 ka vizituar zyrat në Londër në 24-26 shkurt 2020.

Ndaj po mbyllim zyrat tona në Londër deri të hënën, për të kryer një pastrim të thellë, dhe punonjësit do të vijojnë punën nga shtëpia”.

loading...