Home Kuriozitete Roza Lati ‘Asgjë nuk jepet falas në këtë jetë’

Roza Lati ‘Asgjë nuk jepet falas në këtë jetë’

0
Roza Lati
Roza Lati ‘Asgjë nuk jepet falas në këtë jetë’

Roza Lati njoftoi sot përmes një postimi në Instagram se është tërhequr nga projekti i ri televiziv në Ora News që u njoftua rreth një muaj më parë. Spektakli, sipas një videoje promovuese, do të përballte inteligjencën dhe bukurinë.

“Instikti im më thotë që misioni dhe emisioni i është ‘Why Not Show.” Jam e fokusuar gjithë sezonin te programi im. Dhe për arsye personale, jam tërhequr nga projekti për të cilin dhashë kaq shumë energji pa filluar akoma tha Roza Lati. Asgjë nuk duhet të jepet falas në këtë jetë, dhe as në televizion. Të duhet mund dhe djersë balli për të arritur suksesin,” shkruan ajo dhe shton se do të jetë më e fokusuar se kurrë te “Why Not.”

Xhesi Muçaj, që gjithashtu do të luante një rol në emisionin e ri, nuk është prononcuar, por videoja promovuese ndodhet ende në profilin e saj. Pra, nënkuptohet se është ende pjesë.

Burimet konfirmojnë se vendin e Roza Latit do ta zërë Rudina Dembacaj, e cila moderon “Mos i fol shoferit,” po në Ora News. sot, Roza do të jetë e ftuara e Rudinës në këtë emision.

loading...