Home Teknologji 5 veçori që e justifikojnë çmimin e kripur të Galaxy S20 Ultra

5 veçori që e justifikojnë çmimin e kripur të Galaxy S20 Ultra

0
Samsung Galaxy S20 Ultra
Samsung Galaxy S20 Ultra

Samsung e ka dalluar S20 Ultra nga S20 Plus dhe S20 në kamerën frontale e cila është 40-megapiksel. Kamera e dy të tjerëve është vetëm 10-megapiksel.

Samsung Galaxy S20 mund të konsiderohet anomali për botën e smartfonëve. Duke filluar nga 1,400 dollarë, është një prej telefonëve më të shtrenjtë që mund të blini. As vetë Apple, kompani që njihet për çmimet e kripura, nuk u ka vendosur iPhone çmimet që fillojnë nga 1,400 dollarë.

Modeli më i shtrenjtë i iPhone është 1,100 dollarë. Por çfarë e bën Galaxy S20 Ultra kaq të kushtueshëm?

Ekrani i madh

Galaxy S20 Ultra ka ekran masiv prej 6.9-inç krahasuar me 6.7-inç në Galaxy S20 Plus dhe 6.2-inç në Galaxy S20.

Por përveç madhësisë, ekrani i Galaxy S20 Ultra nuk ka ndonjë dallim nga ekranet e modelit standard Galaxy S20 dhe modelit të mesëm Galaxy S20 Plus.

Bateria e madhe

E thjeshtë fare, telefon i madh do të thotë bateri e madhe. Galaxy S20 Ultra ka një bateri gjigante prej 5,000 mAh ndërsa Galaxy S20 Plus 4,500 mAh dhe S20 4,000 mAh.

Është e vërtetë se madhësia e baterisë nuk është çdo gjë sepse janë faktorë të ndryshëm që ndikojnë dhe që eliminimin e diferencave. Galaxy S20 Plus ka bateri më të vogël por edhe ekran më të vogël duke çuar në jetëgjatësi të përafërta baterie.

Kamera 108-megapiksel

Kamera kryesore e Galaxy S20 Ultra është 108-megapiksel krahasuar me 12-megapiksel në Galaxy S20 dhe S20 Plus.

Jo gjithmonë telefoni kap 108-megapiksel. Në fakt 108-megapikselët i grumbullon për të prodhuar foto 12-megapiksel për pjesën më të madhe të fotove. Por përdoruesit mund të zgjedhin të përdorin 108-megapiksel saherë që dëshirojnë.

Kjo e fundit kryesisht vlen për ambientet me dritë të pakët.

Zmadhim 100x

Lentja e zmadhimit të Galaxy S20 Ultra ka në përbërje një prizëm pasqyrash që prodhojnë zmadhim optik 10x. Zmadhim optik do të thotë se nuk ka humbje cilësie dhe detaji.

10x është impresionuese duke pasur në konsideratë se shumica e smartfonëve janë në 3x. Me zmadhim dixhital kjo lente shkon deri në 100x por cilësia e këtyre fotove normalisht është shumë larg.

40megapiksel kamër selfie

Samsung e ka dalluar S20 Ultra nga S20 Plus dhe S20 në kamerën frontale e cila është 40-megapiksel. Kamera e dy të tjerëve është vetëm 10-megapiksel.

Normalisht me këtë kamër përdoruesit e S20 Ultra mund të kapin imazhe selfie super të detajuara edhe në dritë të pakët. 

loading...