Home Histori Gruaja më dhunonte, por pas 3 muajsh të ndarë do të kthehesha...

Gruaja më dhunonte, por pas 3 muajsh të ndarë do të kthehesha pa u menduar dy herë

0
burre i vetmuar
burre i vetmuar

Po ju shkruaj në shtrat, ngjitur me një grua që po fle, emrin e të cilës nuk e mbaj mend. Jam 42 vjeç dhe u ndava nga gruaja ime (prej 20 vitesh) para tre muajsh. Ishte ideja e saj. Nuk doja të ndaheshim, por s’kisha si t’i kundërshtoja argumentet e saj. Nuk flinim në të njëjtin shtrat, kishim bërë seks vetëm një herë në shtatë vitet që kur erdhi në jetë djali ynë dhe kishim ndaluar së foluri.

Sigurisht, këto nuk ndodhën brenda natës. Gjithçka filloi, të paktën për mua, kur ajo filloi të më gjuante. S’ishte e dhunshme shpesh, ndoshta një herë në vit, por sa herë që ndodhte, tërhiqesha pak më shumë. S’tradhëtova kurrë. S’mendoj se jam tradicional, por u betova “në të mirë e në të keq” dhe mendoja se kjo ishte e keqja. Kur kthej sytë pas, kuptoj që po gënjeja veten.

Ditëlindjen e pestë të djalit tonë, kisha një të çarë në ball dhe një sy të nxirë. U thashë njerëzve që u përplasa me derën. Kur një mik i yni pyeti ç’bëra që meritova një të rrahur të tillë, të dy qeshëm.

Që kur u ndamë, kam bërë seks me 12 gra. Në disa mënyrë, ka qenë e mrekullueshme. E kisha harruar aspektin seksual të vetes sime dhe kur zbulova se kishte gra që donin të flinin me mua, u ndjeva më mirë.

Dhe sërish. U dashurova me ish-bashkëshorten time kur isha 19 vjeç dhe e kam dashur çdo ditë që atëherë. I vetëm, i lirë dhe i hutuar – nuk ndihem fajtor për shthurjen time, por i trishtuar po. Do të kthehesha me të që në këtë moment, nëse do të më kërkonte. Inati mund të jetë një çmenduri e shkurtër, por dashuria, mesa duket, jo.

loading...