Home Kuriozitete Tre fotot e para të postuara në Instagram…

Tre fotot e para të postuara në Instagram…

0

Kevin Systrom dhe Mike Krieger ndoshta nuk e kishin menduar kurrë se në çfarë platforme gjigante do të shndërrohej Instagrami, të cilin e bashkëthemeluan në vitin 2010. Instagrami u krijua krejt rastësisht, nga pasioni i tyre për teknologjinë dhe fotografinë. Sot, është platforma më e suksesshme përsa i përket publikimit të fotove, në të shumtën e rasteve të kuruara në detaje. Megjithatë, një dekadë më parë, Kevin Systrom s’e mendoi dy herë se çfarë do të postonte në Instagram.

Kërkojmë vëmendjen tuaj sepse lundruam gjithë 1515 postimet e Kevin-it dhe mbërritëm në 2010-n.

Dy fotot e para, të publikuara më 16 korrik, janë këto:

Megjithatë postimi që konsiderohet si fotoja e parë në Instagram është kjo e këtij qenushi endacak pranë një kioske që shiste taco në Meksikë. Fotoja u postua në të njëjtën ditë, e treta në radhë.

Postimi konsiderohet si fotoja e parë në Instagram sepse 1) është një qenush dhe 2) sepse Systrom shkruan “test” në mbishkrim.

loading...