Home Lajme Shënohet viktima e shtatë nga koronavirusi në Itali, shkon në 229 numri...

Shënohet viktima e shtatë nga koronavirusi në Itali, shkon në 229 numri i të prekurve.

0

Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Mediat e shtetit fqinj raportojnë se numri i të vdekurve ka shkuar në shtatë. Ndërsa frika nga koronavirusi vazhdon rritet, numri i te prekurve shtohet. 

Deri me tani raportohet se janë 229 të infektuar në Itali, ku 172 raste në Lombardi, 33 në Veneto 18 në Emilia Romagna, 3 në Lazio dhe 3 në Piemonte

Ora 20:18

Ka shkuar ne 7 numri i viktimave nga koronavirusi ne Itali. Sipas mediave italiane, viktima është një grua 62-vjeçare nga Castiglione d’Adda, e cila humbi jetën në spitalin Como, gjendja shëndetësore e së cilës u rëndua pasi ajo vuante edhe nga sëmundje të tjera

loading...